75 Mall Live Search
23:09 / E Diele, 24 Prill 2022 / C E

​Vallecano mposht Barcelonën, Reali një pikë larg titullit

Një tjetër dështim të madh Barcelona e ka përjetuar në La Liga pasi është mposhtur në “Camp Nou” nga Ray Vallecano me rezultat minimal 1-0.

Garcia ishte lojtari i cili e vulosi fatin e këtij ballafaqimit me golin e tij të realizuar në minutën e shtatë të ndeshjes duke ia siguruar skuadrës së tij tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Madje, skuadra mysafire në minutat e fundit të ndeshjes luajti me një lojtarë më pak në fushë, por këtë nuk arriti ta shfrytëzojë skuadra e Xavit.

Barcelona pas 33 ndeshjeve ka mbledhur 63 pikë në vendin e dytë, kurse Vallecano është në vendin e 11-të me 40 pikë të tubuara.