75 Mall Live Search
07:15 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Zyrtarët amerikanë i premtojnë Ukrainës ndihmë ushtarake

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin vizituan dje Kievin zyrtar.

Ndonëse autoritetet amerikane kishin vendosur që të mos bëjnë me dije për një takim të tillë deri sa të përfundojë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte njoftuar mediat një ditë me parë se do të presë zyrtarët e lartë amerikanë për vizitë.

Në takimin në Kiev, ShBA përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën dhe premtoi më shumë se 700 milionë dollarë në financim ushtarak, thonë zyrtarët.

Rreth gjysma e parave do të shkojnë në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet midis anëtarëve të NATO-s dhe aleatëve të tjerë rajonalë, shkruan BBC.

Përveç kësaj, ShBA do t’i shesë Kievit municion 165 milionë dollarë.

Kjo ishte vizita e nivelit më të lartë të diplomatëve amerikanë në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit rus.