Skuadra e madhe italiane afër transferimit të Di Marias

Angel Di Maria do t’i ndajë rrugët me PSG-në.
Ylli argjentinas e ka njoftuar agjentin e tij se nuk e dëshiron më qëndrimin në Francë. Di Maria ka patur kontakte serioze me Juventusin.
Kontrata e tij me PSG-në është në fund dhe se Juve do ta marr pa asnjë cent yllin argjentinas.
Juventusi i ka propozuar ofertën lojtarit me pagë 7 milionë euro në sezon e cila pritet ta bindë reprezentuesin argjentinas./Indeksonline/