75 Mall Live Search
21:05 / E Hënë, 25 Prill 2022 / AR

Tahiri: Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë për KE

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka marrë pjesë në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe në dy komisione.

Ai thotë se ka parë për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë.

Njoftimi i plotë:

Këshilli i Europës është një organizatë e rëndësishme për vendet anëtare dhe vendet aspiruese, siç është Kosova, mirëpo edhe komplekse në funksionimin e saj. Sot, gjatë ditës, si në sesionin plenar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, po ashtu edhe në dy komisione, atë për çështje sociale dhe Komisionin e partive anëtare të EPP-së, pash për së afërmi se sa e rëndësishme është që Kosova ta përfundojë aplikimin sa më shpejtë. Përkundër faktit që diskursi i diskutimit në Këshill ishte Ukraina, e shoh si shumë të mundshme me një plan serioz, me një komunikim strategjik që Kosova të bëhet anëtare.Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojë takimet sikur sot me deputetë të Parlamenteve të ndryshme të vendeve Evropiane që na kanë njohur dhe ato mosënjohëse.