Grabitje në një qendër tregtare në Ferizaj, hajnat gjuajnë me armë duke u larguar!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/05/ferizaj-fr.jpg)
Raportohet se në Ferizaj ka ndodhur grabitje.
Sipas Policisë, tre persona të panjohur, të maskuar, kanë dëmtuar me veturë vitrinën e qendrës tregtare ku kanë vjedh pajisje elektronike dhe duke u larguar kanë shtënë me armë zjarrit në tokë.
Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin. /Indeksonline/