75 Mall Live Search
22:55 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gazetarja sheh çiftin e pastrehë duke bërë seks, në mes të rrugës

Një gazetare gjeti një çift të pastrehësh duke kryer marrëdhënie seksuale jashtë shtëpisë së saj, në qytetin Hull të Britanisë së Madhe.

Sipas mediave britanike, Faye Preston tha se vuri re se në rrugën poshtë shtëpisë së saj po bënin seks një çift të pastrehësh që ishin mbuluar me batanije. Megjithatë, ajo nuk bëri asnjë veprim.

“Shqetësim im mori fund në mëngjes kur dola për të shkuar në punë. Ata kishin bërë seks në rrugë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Gazetarja njoftoi më vonë policinë për të larguar nga rruga çiftin e të pastrehëve.

“Kam respekt për njerëzit që nuk kanë se ku të shkojnë, por nuk dua që ky veprim të bëhet normë”, shtoi ajo.