75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 26 Prill 2022 / AR

Beniada gjobitet 5 herë nga Policia, ka një kërkesë për ta

Ish-banorja e ‘BBV’, modelja shqiptare, Beniada Nishani, ka qarë hallin me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo tregoi që për një kohë ë shkurtër është gjobitur 5 herë nga Policia, shkruan Indeksonline.

Përmes Instastory ajo bëri kërkesë që policët të mos e gjobisin më, për shkak se parkimi i veturës ndodh keq për shkak se nuk ka garazh në banesën ku jeton.

Doja me dhënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos fotografinë e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba,” tha modelja./Indeksonline/