“Futeni në burg”, artisti i famshëm i vendos Putinit banane mbi kokë

Artisti i njohur gjerman, Thomas Baumgärtel, ka zbuluar veprën e tij të madhe si shenjë proteste kundër Putinit dhe luftës në Ukrainë.
Sipas gazetës “24RHEIN”, artisti bëri këtë vepër të veçantë ditën e diel duke shkruan moton: “Futeni në burg”, transmeton Indeksonline.

Në foto shihet presidenti rus me rroba të burgut si dhe fjalët “Futeni në burg” në gjoks dhe me banana në kokë.
Kjo vepër gjendet në ndërtesën shumëkatëshe prapa stacionit në Aral në Aachener Strass.
Madhësia e saj është dhjetë me gjashtë metra./Indeksonline/
