Rusia thotë se ka marrë nën kontroll rajonin Kherson

Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kanë “çliruar” të gjithë rajonin e Khersonit në Ukrainën jugore.
Sipas BBC, një zyrtar ushtarak rajonal ukrainas tha se ushtria ruse kishte emëruar krerët e rinj të administratës rajonale dhe këshillit të qytetit.
Në një postim në Telegram, Hennadiy Lahuta tha: “Dje, pushtuesit kapën ambientet e këshillit të qytetit Kherson, hoqën të gjitha simbolet ukrainase dhe zëvendësuan rojet e tyre”.
Kryetari i qytetit të Khersonit, Ihol Kolykayev, tha se refuzoi të bashkëpunonte me administratën e caktuar nga trupat ruse.
“Unë mbetem në Kherson dhe jam me banorët e Khersonit, të cilët më shumë se 18 muaj më parë më besuan menaxhimin e qytetit tonë”, tha ai në Facebook.