75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / B O

Lagja e “të fortëve” në Prishtinë terrorizohet në kohën e syfyrit, Vranjefci nën alarmin e Policisë

Alarmi i Policisë është dëgjuar në kohën e syfyrit në Vranjfec të Prishtinës. Gjithçka filloi kur dy persona filluan të përleshen fizikisht, para se të përdornin edhe armë të ftohta.

Një person është therur me thikë, ndërsa në vendin e ngjarjes shihet edhe prania e autoambulancës.

Me të arritur në vendngjarje, Policia ka arrestuar të dyshuarin 22 vjeçar F.C të cilit i është sekuestruar një thikë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 02 :30, kemi marrë informatën se në rrugën “Fahri Fazliu ” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të dy personave.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga një mjet i mrehtë(thikë).

Personi lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar.

Policia në vendngjarje ka arrestuar, personin e dyshuar F.C mashkull 22 vjeç, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë thikë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.
Personi i dyshuar ngarkohet me veprat Lëndim i Rënd Trupor dhe Mbajtje ne pronësi të paautorizuar të armës (thikë)” thuhet në njoftimin e Policisë, dhënë për Indeksonline.