75 Mall Live Search
11:34 / E Mërkurë, 27 Prill 2022 / k.v

Policia kufitare pranon pajisje biometrike nga Ambasada e Zvicrës (Foto)

Ambasada e Zvicrës i ka dhuruar sot një donacion të rëndësishëm Policisë Kufitare, shkruan IndeksOnline.

Pajisjet e dhuruara do të përdoren për verifikimin e dokumenteve biometrike nëpër pikat e kalimeve kufitare.  

Ceremonia e dorëzim-pranimit të këtij donacioni është bërë sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Brendshme, Ambasadori i Zvicrës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës si dhe Drejtori i Departamentit për Kufi./IndeksOnline/