Aktori i famshëm pickohet nga gjarpëri, dërgohet në spital

Aktori i famshëm, Cary Elwes, ka shumë histori me brejtësit, por një lloj tjetër i quajtur Rous i dha atij një frikë të madhe gjatë fundjavës.
Ylli i “The Princess Bride” u transportua me avion në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA dhe u shtrua në spital pasi një gjarpër ia kafshoi gishtin të shtunën.

Ai kishte qenë duke punuar jashtë shtëpisë së tij në Malibu kur edhe ndodhi incidenti.
Elwes ndau një postim në “Twitter” teksa bëri me dije se është duke u shëruar falë njerëzve të mrekullueshëm që e ndihmuan. Ndonëse aktori nuk ishte marrë me ndonjë brejtës gjatë realizimit të “The Princess Bride”, ai u lëndua disa herë gjatë xhirimeve.