Nënkryetari Zogaj tregon pse po ndodhin pritjet e gjata në Komunën e Prishtinës

Nënkryetari Alban Zogaj ka njoftuar se përse po ndodhin pritjet e gjata në Komunën e Prishtinës.
Siç thotë ai, pritet janë duke u krijuar nga data 25 shkurt, pasi që E – Kiosku është jashtë funksionit.
Megjithatë Zogaj njofton se janë duke punuar për ta rregullur këtë problem.
“Pritjet e gjata të qytetarëve përpara objektit të Komunës së Prishtinës, nuk ndërlidhen drejtpërsëdrejti me shërbimet të cilat ofrohen nga ne. Rol kyç në realizimin e këtyre shërbimeve luan edhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar sistemin E-Kiosk, pas disa ndryshimeve të cilat janë bërë në çertifikata. Pritjet e gjata janë duke u krijuar nga dt. 25 shkurt, pasi që E – Kiosku është jashtë funksionit.
Vazhdimisht jemi duke punuar për ofrimin e shërbimeve më efikase dhe të shpejta për të gjithë qytetarët e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai./Indeksonline/