Kongresisti Torres kërkon drejtësi për të pagjeturit nga lufta në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka kërkuar drejtësi për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se qëndron krahut popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre
“27 prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.