75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 28 Prill 2022 / AR

Prekëse/ Zbulohet veprimi që ka bërë Travis Barker para se t’i propozonte fejesë Kourtney-t!

Kanë dal detaje nga fejesa magjike e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

Gjatë episodit të tretë të ‘The Kardashians’ që debutoi të enjten me 28 Prill, Kris Jenner u emocionua teksa zbuloj gjestin prekës që ka bërë Barker para se t’i propozonte fejesë 43 vjeçares, transmeton Indeksonline.

Teksa fliste me Kimin, Kris zbuloi se Travis i kishte kërkuar leje para se t’i propozonte Kourtney-t.

Kris zbuloi se Travis i tha asaj se kishte vizituar varrin e babait të ndjerë të Kourtney, Rob Kardashian.

“Ishte gjest i ëmbël. Pastaj tha se do të shkonte te varri i babait dhe mori leje nga ‘të dy’.. Jam e lumtur”, tha Kris mes lotësh./Indeksonline/