75 Mall Live Search
21:10 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

Gjithçka gati për sezonen e verës/ Ja datat kur do të hapen diskotekat në Kosovë

Jeta e natës në Kosovë frekuentohet mjaftë nga të rinjtë.

Pas lirimit nga masat kundër Covid-19, diskotekave në Kosovë po iu lejohet të punojnë deri në mëngjes, ku në këto ambiente ofrohet muzikë live nga artistët më me nam në vendin tonë.

Indeksonline ka kontaktuar me pronarët e diskotekave më të mëdha në Kosovë si Duplex, Zone Club, Stop Club, Coco Club dhe Venom Kosova.

Ata u shprehen se janë gati për sezonën e verës dhe se këtë vit pritet që të krijohet atmosferë e jashtëzakonshme nga artistët tanë.

Po, kemi fillu. Ditën e parë të bajramit. E lehtë është organizimi për artistët tanë, pasi këtë punë ka vite që e bëjmë”, tha Edmond Islami nga Coco Club.

Po, me 2 maj. Ne e kemi një program të përfshirë muzikën elektronike me Dj te huaj dhe shqiptar dhe artistët e muzikës shqipe. Vështirë është por ne tani kemi përvojë prej 18 vite e kena pak më lehtë. Sikur të ishim në një vend tjetër të botës do të kishim kaluar më mirë si nga ana financiare ashtu edhe nga ana e ndihmave shtetërore. Po ky është një gëzim shumë I madh. Pas dy viteve po i bjen me punu në kushte normale tash po presim çka behet ne sezonin e verës”, bëri të ditur Dekor Sahiti nga Zone Club.

Sezoni i verës do të nis nga data 10 korrik, pasi këtë vit iu kemi rikthy normalitetit”, pohoi Lauras Meha nga Duplex.

Zyrtarisht sezoni i verës do të nis me 9 korrik. Me 2 maj do të mbahet një natë e paharruar me Dafina Zeqirin, Dj Geek dhe Shkurte Gashin.

Ne jemi të parët që kemi nisur këtë mënyrë të organizimit prej vitit 2004. Ne kemi krijuar partneritet me shumicën e artistëve dhe datat i mbyllim herët me krejt. Varet prej kërkesat të publikut dhe ne reagojmë në qoftë se del diçka e re apo kërkohet ndonjë artist. E veçanta e Stopit është se ne punojmë 40 ditë pa pushim gjë të cilën nuk e bëjnë asnjë tjetër.

Kjo verë pritet të jetë sezonë e fuqishme. Përpos masave, përpos Covidit që e ka bërë të veten që na ka izoluar, këtë vit ka rini më tepër sesa vitet e kalume, edhe prej diasporës. Kështu që besoj se do të jetë një sezonë e fuqishme dhe jemi përgatit më të gjithë artistët që janë më të mirët”, u shpreh Albert Sylejmani nga Stop Club.

Edhe Venom Kosova është gati për të nisur sezonën e verës.

Për Indeksonline, Alex Duhani u shpreh se këtë vit sezoni i verës nis nga data 15 korrik.

Gjithashtu shtoi se mbrëmjet tani po mbahen tri herë në javë ndërsa për festa do të mbahen të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Sezoni i verës do të filloj nga 15 korriku. Mbrëmjet aktualisht po mbahen të mërkurën, premten dhe të shtunën ndërsa për festa jemi të hapur të hënën, të martën dhe të mërkurën”, përfundoi ai./Indeksonline/