75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 28 Prill 2022 / B O

Abelard Tahiri shan me rob në seancë, më pas kërkon falje

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka sharë me rob në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës.

“A robt ja q***a”, dëgjohet Tahiri duke thënë teksa godet tavolinën.

Kjo ka ndodhur pasi deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka dhënë qëndrimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj.

Pasi kryeparlamentari e kritikoi veprimin e tij, Tahiri ka dalur në foltore dhe ka kërkuar falje. “Kërkoj falje nëse e kom sha dikë, kjo nuk është gjuha ime, por nëse e kam bërë këtë padashje, unë kërkoj falje” ka thënë ai./Indeksonline/