75 Mall Live Search
13:39 / E Enjte, 28 Prill 2022 / AR

Kryetari i naftëtarëve nuk e mohon se do ketë rritje të çmimit të derivateve

Indeksonline dje ka raportuar se nga sot pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve. Kjo pasi ka pësuar rritje çmimi i furnizimit e kështu pritet edhe rritje për konsumatorët.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani.

Ai nuk ka mohuar se do të ketë rritje të çmimeve, duke thënë se ka lëvizje në berz.

“Sot çmimet janë Dizelli 1.63, Benzina 1.42. S’mund të themi se çfarë çmime do kemi në ditët në vijim, se ka lëvizje në berz”, u shpreh ai.