75 Mall Live Search
13:28 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

Alibeaj pas takimit me Donfried: Mora mbështetje për një opozitë të fortë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pas takimit me zyrtaren e lartë të DASH, Karen Donfried, tha për gazetarët se ka marrë mbështetjen e ShBA-së për një opozitë të fortë.

Alibeaj theksoi se në takimin me Donfried u diskutua për çështje si demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

“Folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria duke u përballur, siç është ajo e demokracisë, me të gjitha sfumuturat e veta, çështje që lidhen me zgjedhjet, krimit të organizuar. Diskutuam edhe për çështje të shtetit të së drejtës. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme siç është ajo e luftës ndaj korruposionit. Dhe  unë besoj që janë sfida të vërteta dhe i shpreha vërtetë vendosmërinë, qartësinë tonë për të çuar përpara këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme që Partia Demokratike ka pasur me Shtetet e Bashkuara që në lindjen e saj e në gjithë trajektoren e veprimtarisë politike të Partisë Demokratike. Me kënaqësi vura re dhe pashë mbështetjen e madhe për këtë marrëdhënie të posaçme që SHBA ka me PD. Sigurisht dihet fare mirë situate e vështirë që po kalon Partia Demokratike. Por mora mbështetjen e zonjës dhe Departamentit të Shtetit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme drejt integrimit europian, të një opozite pro amerikane e cila sheh nga e ardhmja. Besoj që këto janë çështje të rëndësisshme të cilat preokupojnë jo vetëm PD, por gjithë Shqipërinë në këtë situatë”, u shpreh Alibeaj./tvklan