75 Mall Live Search
14:10 / E Premte, 29 Prill 2022 / B O

Simiç ankohet në Komision për aksionin e 24 shkurtit në Veri, kërkon lirimin e të gjithë rrugëve

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiç ka parashtruar disa pyetje për ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në raportimin para Komisionit, Simiç ka shprehur shqetësimin e tij për mbylljen e disa rrugëve në Veri.

“Dëshiroj të shpreh shqetësimin tim për aksionin e policisë që u zhvillua më 24 shkurt të këtij viti, në të cilin aksion rrugët alternative në komunën Leposaviq dhe Zubin Potok u hapën dhe u mbyllën në disa lokacione.
Duhet ta dini se ky veprim rrezikoi popullatën që jeton në fshatrat e afërt, invalidët dhe vështirëson të moshuarit për të shkuar në spital, invalidët dhe vështirëson fëmijët për të shkuar në shkollë. Poashtu, burimi kryesor i furnizimit me ujë në Komuna e Leposaviqit qëndron prapa kësaj barriere policore e cila rrezikon mirëmbajtjen e infrastrukturës jetike, pengon njerëzit të kultivojnë tokën e tyre, rrezikon të drejtën e tyre për lirinë e lëvizjes. Ministër, duhet ta dini se ky është një akt çnjerëzor kundër popullsisë lokale. Ju bëj thirrje që t’i hapni rrugët e gërmuara dhe t’i ktheni ato në gjendjen e mëparshme, nëse kjo është kompetencë e juaja, ose ndoshta është kompetencë e KFOR-it, pasi KFOR-i ka riparuar dy rrugë alternative që ju i hapët gjatë dy ditëve të fundit” ka thënë Simiç.