75 Mall Live Search
14:56 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

100 euro-t e sektorit publik, privat dhe studentëve, ministrin Murati flet për hapat

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë hollësi se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se procesi është ende i hapur dhe se janë duke u pritur aplikimet.

Ai tregoi se javën tjetër do të bëhet një Komision Shqyrtues për të vlerësuar aplikimet e më pas do të fillojë ekzekutimi i pagesave.

“Procesi është ende i hapur dhe po presim aplikimet. Prej javës së ardhshme e tutje do të formohet Komisioni Shqyrtues ku do të trajtojë aplikimet dhe pastaj do të mund të fillojë pagesa për këtë kategori”, është shprehur ai.

Kurse për studentët, ministri theksoi se platforma e aplikimit është drejt finalizimit dhe së shpejti do të hapet. /Indeksonline/