75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Organizohet bixhoz ilegal në Viti, arrestohet një person

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Policia Rajonale e Gjilanit ka organizuar një aksion në Viti, me dyshimin për veprimtari të kundërligjshme, përkatësisht bixhoz ilegal.

Zëdhënësi i këtij rajoni, Ismet Hashani, ka deklaruar për Indeksonline se gjatl kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e qipave për bixhoz.

“Gjatë kontrollit të këtij lokali janë gjetur dhe konfiskuar 1291 copë të qipave për kete veprimtari, 4 palë letra (Karta) bixhozi si dhe 955 Euro (Nëntqind e pesdhjet e pesë euro) para të gatshme” ka thënë Hashani.

Tutje, Hashani ka bërë me dije se shtatë persona janë intervistuar, ndërsa një nga ta është dërguar në mbajtje.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari A.A. (1972) të ndalet në mbajtje për 48 orë , i dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” pohoi Hashani./Indeksonline/