75 Mall Live Search
11:11 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / MSH

Ringjallet rruga “Muharrem Fejza”, mbjellen fidane

Rreth një vit më parë, rruga “Muharrem Fejza” kishte probleme shqetësuese.

Megjithatë, shndërrimi i saj është duke i kthyer hijeshinë.

Sot në këtë rrugë janë mbjellur fidane, duke shtuar gjelbërimin e rrugës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka ndarë fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa shihen kamionet që bartin fidanet.

“Rruga ‘Muharrem Fejza’ po gjelbërohet! T’i japim pak ngjyrë Prishtinës” ka shkruar ai në facebook.

May be an image of outdoors
May be an image of 1 person and outdoors