75 Mall Live Search
12:48 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / A. M.

Ronaldo me vajzën e porsalindur: Dashuri e përjetshme

Ylli Portugez, Cristiano Ronaldo, ka publikuar një fotografi me vajzën e tij të porsalindur.

Ronaldo fotografinë e ka ndarë në rrjetin social Facebook, me një mbishkrim tejet të veçantë.

“Dashuri e përjetshme”, ka shkruar portugezi.

Ndryshe, vajza ishte binjake me djalin që fatkeqësisht vdiq gjatë lindjes së Georginas, dy javë më parë.

Kujtojmë, Ronaldo është baba i pesë fëmijëve.