75 Mall Live Search
22:44 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / C E

Spektakël në hendboll, Istogu mposht Ferizajin në finalen e parë

Klubi hendbollistik Istogu e ka mposhtur Ferizajin në finalen e parë, në konkurrencën e femrave. 32-31 ishte rezulati i fitores për vashat e Faruk Shalës.

Në praninë e qindra-mijëra tifozëve, Istogu pati paraqitje fantastike duke dëshmuar epitetin e skuadrës së pamposhtur gjatë kampionatit.

Milatoviq, Muratoviq, Da Rocha e Bojaniq “bombardonin” nga çdo pozicion për fitoren e vashave të Istogut.
Ndeshja e radhës finale luhet të martën ose të mërkurën në Ferizaj./Indeksonline/