75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

IPK del me njoftim pasi polici plagosi dy persona në Mramor të Prishtinës

Inspektorati Policor i Kosovës është deklaruar për rastin e sotëm në Mramor të Prishtinës, ku një polic ka plagosur dy persona.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i perfshirë edhe një zyrtar policor.

Hetuesit e IPK-së, konform madatit të IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e ketyre hetimeve”, thuhet në njoftim, raporton Indeksonline.

Polici ka plagosur dy persona të cilët ndodheshin në një motoçikletë.

Të plagosurit tashmë janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka konfirmuar Policia e Kosovës./Indeksonline/