75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 02 Maj 2022 / k.v

Tre të lënduar në aksidentin e ndodhur në Stanovc

Tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth  orës 12:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmenti rrugorë në fshatin Stanovc. Në aksident janë  përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.