Deputetja Bytyqi: Dritë të pastë shpirti Faton!

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e të riut nga Grekoci i Suharekës, transmeton IndeksOnline.
Ajo ka njoftuar se Fatoni ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Statusi i deputetes:
Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës. Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën. Dritë të pastë shpirti Faton!
