75 Mall Live Search
23:19 / E Hënë, 02 Maj 2022 / OSH

Avokati i të plagosurit në Mramor tregon si ndodhi ngjarja, i përshirë edhe një polic!

IndeksOnline ka raportuar dje ekskluzivisht për një gjuajtje me armë zjarri në afërsi të Liqenit të Badovcit, ku dy persona janë plagosur.

I dyshuari kryesor për plagosjen e dy prishtinalive është zyrtari policor, Shefket Emini.

Në Mramor, polici dyshohet se i qëlloi me armë zjarri gjersa ishte në lëvizje me motoçikletë.

Avokati i njërit nga të plagosurit, Asdren Hoxha, sot është prononcuar lidhur me rastin duke treguar versionin e tij se si ka ndodhur në tërësi ngjarja.

Hoxha tha se zyrtari policor, jasht detyre, në gjendje të dehur ka përdorur armën zyrtare, ka ngacmuar viktimat në fjalë , për të treguar “të fortin” para një grupi vajzash.

Sipas avokatit, të rinjët janë plagosur në shpinë, ku 11 herë polici ka shtënë në drejtim të tyre.

Avokati Hoxha tha se mediat e Serbisë po e propagandojnë këtë ngjarje.

Inicialet e të plagosurve janë Y.S dhe F.R.

Më poshtë gjeni njoftimin e avokatit Hoxha pa ndërhyrje:

Lidhur me ngjarjen ne liqen te badovcit dje ku pati te shtena armesh!

Nje e padrejt po ndodh per aq sa kam njohuri,por padrejtesit nuk kalojn.

Ne nje ngjarje ku nje,polic i kosoves(jo ne detyre por ne ndeje private gjithnje i shoqeruar me nje grup serbesh e serbe me gjase reale ne gjendje te alkoholizuar ku sipas ligjit per policin e Kosoves,nuk ka guxuar ne gjendje te alokoholizuar ta kete armen)i ofrohet djemve shqiptar,per te tregu trimeri para vajzave edhe per te i largu djemt me fyrje edhe paraqitje te fortit per pa u presentuar si polic aq me pak ne rrethana te tilla,nuk eshte dukur si i tille.

Polici me pas ka shtene ne drejtim te djemve shqiptar duke i plagosur te dyte ku vlen te ceket se plaget i kane marr me shpine,pra mbrapa gje qe ngerthen ne vete se ne asnje menyre,nuk mund te kualifikohet vepra penale te cilen e ka kryer ai si mbrojtje e nevojshme nga se edhe nese ka ekzistu sulmi e qe nuk ka ekzistu kursesi,i njejti ka pushu edhe djemt jane plagos kur policit,nuk iu eshte kanos asnje sulm.

11 here ka shtene,polici ne drejtim te djemve.Kjo eshte tentim vrasje.

Mediat serbe edhe propaganda e tyre,e materializojn kete ngjarje,kete veper penale te kryer nga nje polic i Kosoves ne dem te jetes edhe trupit,sidomos ne dem te Kosoves edhe poentojn ku edhe ne KS te OKB kane me permend kurse Shteti yne pasiv,e trajton ceshtjen gabueshem,ne dem te vertetes edhe drejtesise.

Ftoj IPK,Prokurorin themelore ne Prishtine edhe te gjitha institucionet relevante te i qasen drejt kesaj ceshtje edhe te procedohet penalisht,polici i cili ka kryer vepren penale duke i plagos dy djem te rinje nga mbrapa ku ju ka rrezikuar jeten por vetem Zoti i ka shpetu.

Kjo ceshtje do te alarmohet ne nivel me te larte nese nuk procedohet drejt,sikur ne media ashtu edhe ne institucione nga se padrejtesit nuk kalojn.

Kete status e shkruaj si Avokat mbrojtes i Y.S njerit nga djemt e plagosur ne kete rast por ne pergjithsi ne interes te drejtesise.