75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 03 Maj 2022 / C E

Hoeness: Lewandowski do të mbetet sezonin e ardhshëm te Bayern Munich

E ardhmja e Robert Lewandowski ka qenë një nga temat më të mëdha të muajve të fundit.

Kontrata e lojtarit polak skadon në qershor 2023 dhe çështja se ku do të luajë sezonin e ardhshëm është ende e hapur. Përveç kësaj, janë shumë skuadra që presin vendimin e sulmuesit, mes tyre edhe Barcelona.

Bayern e ka ulur situatën në disa raste ditët e fundit. I fundit që ka shtuar zërin në këtë rrymë opinioni ka qenë ai i Uli Hoeness, legjendës së klubit bavarez.

“Unë 100 për qind besoj se Robert Lewandowski do të luajë për Bayernin sezonin e ardhshëm. Ai ka një kontratë, është kaq e thjeshtë,” tha presidenti i nderit për portalin “BR”.

Javën e kaluar ishte trajneri i Bayern-it, Julian Nagelsmann, i cili e bëri të qartë dëshirën e tij që Lewandowski të qëndronte.

“Dua që t’i vazhdohet kontrata. E kam thënë të paktën 50 herë, sigurisht që do të doja të qëndronte, asgjë nuk ka ndryshuar këtë javë. Ky është këndvështrimi im”, tha ai pak ditë më parë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vendosi në tavolinë emrin e sulmuesit kur iu përgjigj një pyetjeje të një tifozi në zonën VIP të Reale Arena