75 Mall Live Search
13:08 / E Martë, 03 Maj 2022 / A. M.

Zelensky lidhet LIVE në Kuvendin e Shqipërisë, uron fitër Bajramin

LIVE nga kryeministri, Edi Rama

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi po mban fjalim në një seancë të posaçme plenare nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Populli i Shqipërisë dhe myslimanët në mbarë botën dje festuan Fitër Bajramin – i cili shënon fundin e Ramazanit muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë dhe ju uroj atë që të gjithë ukrainasit ia urojnë njëri tjetrit – paqen”, tha ai.

Zelensky tutje tha që gjatë këtij muaji “myslimanët e Ukrainës dhe e  gjithë shoqëria jonë, nuk ka pasë asnjë ditë të vetme të qetë”.