75 Mall Live Search
17:31 / E Martë, 03 Maj 2022 / AR

Çka fshihet pas fustanit të Emma Stone që e veshi në Met Gala

Emma Stone u shfaq dje në eventin e Met Gala 2022 e veshur me një fustan të shkurtër të bardhë që përfundonte me pupla, dizenjuar nga Louis Vuitton. Në fakt nuk është thjesht një fustan më shumë. Eshtë fiks fustani i krijuar për të në ditën e saj të dasmës! 

Stone u shfaq fiks kështu në festën pas ceremonisë së dasmës, kur u kurorëzua me Dave McCary në shtator të 2020-ës. Vite më vonë, Emma zgjodhi ta përdorte sërish fustanin e ditës më të veçantë dhe event më të mirë se Met Gala për të tilla gjestesh kaq kuptimplotë, nuk ka.

Emma Stone zgjodhi të shkonte në Met Gala me fustanin e saj të

Fustanin e bardhë aktorja e kombinoi me sandale të bardha dhe flokë të kapura lehtë topuz.

Emma dhe Dave janë bashkë që prej 2017-ës, për t’u martuar më vonë në 2019. Në mars të 2021-it çifti solli në jetë fëmijën e parë.