75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 03 Maj 2022 / LB

Policia thotë se do të vazhdoj t’i mbështesë mediet dhe gazetarët

Policia e Kosovës thotë se do të bashkëpunojë me mediat dhe do t’i përkrah ato në interes të formimit të drejtë, korrekt dhe profesional.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Policia përmes një postimi në Facebook shprehu mbështetje për mediat dhe gazetarët, duke i uruar ta vazhdojnë punën në mënyrë të pacenueshme.