Putin në stilin e Stalinit dikur, ua vjedhë afro gjysmë milionë ton grurë Ukrainës

Sipas burimeve të Kievit, Rusia ka transportuar 400,000 tonë drithë larg nga zonat e pushtuara të Ukrainës.
“Kjo është rreth një e treta e rezervave të grurit në rajonet Kherson, Zaporizhia, Donetsk dhe Luhansk”, tha zëvendësministri i Bujqësisë Taras Vysotskyi në televizionin ukrainas.
Para luftës, aty ruheshin rreth 1.3 milionë tonë drithë për furnizim ditor, por edhe për mbjellje.

Nëse rezervat e grurit reduktohen më tej, ekziston rreziku i zisë së bukës në këto zona, shkruan Indeksonline.
Vjedhja e grurit është histori në vete mes ukrainasve dhe rusëve.
Kur diktatori sovjetik Josef Stalin i detyroi fshatarët në ferma kolektive dhe konfiskoi grurin me forcë, rreth katër milionë njerëz vdiqën nga uria në Ukrainë në 1932/33 ./Indeksonline/