75 Mall Live Search
09:40 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / OSH

Burri shkon në punë te ish-gruaja, rrah atë dhe një kolegë të saj!

Një person nga Mitrovica e Veriut është arrestuar të hënën pasi njëjti dyshohet për veprën penale “ Dhunë familjare”, shkruan IndeksOnline.

Ai kishte shkuar në vendin e punës të ish-bashkëshortes me ç’rast kishte sulmuar fizikisht atë dhe një koleg të saj.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.       

“Mitrovicë-Veri,02.05.2022 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka shkuar në vendin e punës të ish bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare,  ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe një kolegë të saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në vendim./IndeksOnline/