Rrëmbimi i të riut në Prishtinë, arrestohet personi i katërt

Është arrestuar i dyshuari i katërt në lidhje me rrëmbimin e të riut në Prishtinë që ka ndodhur me 16 prill të këtij viti, raporton IndeksOnline.
Pas arrestimit të dy femrave dhe një mashkulli, hetimet e zhvilluara kanë nxjerr në pah të dyshuar të tjerë.
“Në lidhje me rastin rrëmbim të ndodhur në rrugën “Hill Mosi” në Prishtinë me datën 16.04.2022 rreth orës 17:00, të martën është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet në lidhje me këtë rast ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/