75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / k.v

Kapen dy persona me drogë në Ferizaj

Janë arrestuar dy të dyshuar në Ferizaj, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka bastisur edhe shtëpitë e tyre ku ka gjetur të mbjella 7 bimë të llojit kanabis sativa, raporton IndeksOnline.

Bimët dhe substancat narkotike janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, ky rast ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën “Nora Kelmendi”./IndeksOnline/