Takimi me kancelarin/ Kurti ka arritur në Gjermani (Video)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz.
Kurti ka arritur në Gjermani dhe është rrugës për të takuar kancelarin gjerman, raporton IndeksOnline.
Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë do të zhvillojnë sot një takim joformal në Berlin, që do të ishte takimi i parë i tyre pas korrikut të vitit të kaluar. Të dy udhëheqësit do të qëndrojnë në Berlin për takime të ndara me kancelarin Scholz./IndeksOnline/