A do ti shpallë Rusia luftë të përgjithshme Ukrainës me 9 maj? Vija përgjigja e Kremlinit zyrtar!

Shumë zëra janë dëgjuar kohëve të fundit se me 9 maj Rusia do ti shpallë Ukrainës luftë të përgjithshme. Por, Kremlini ka hedhur poshtë spekulimet për një mobilizim të përgjithshëm.
“Kjo nuk është e vërtetë. Kjo është e pakuptimtë ”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Kur u pyet nëse Presidenti Vladimir Putin mund t’i shpallte luftë Ukrainës në “Ditën e Fitores” mbi Gjermaninë e Hitlerit më 9 maj, Peskov tha gjithashtu:
“Jo. Kjo është marrëzi. Ne jemi në operacion special luftarak” tha ai.
Më 9 maj, Rusia tradicionalisht feston fundin e Luftës së Dytë Botërore me një paradë të madhe ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë.
Putin do të mbajë një fjalim që po pritet me padurim këtë vit.
Në fjalimin e pritur ka shumë gjasa që Putini të deklarojë se rajonet lindore të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk, do t’i aneksohen Rusisë./Indeksonline/