75 Mall Live Search
20:27 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

Krasniqi takohet me nënkryetarin e PE-së, tregon se çfarë biseduan

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi sot është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Krasniqi njofton se me Wieland biseduan për zhvillimin ekonomik lokal dhe mbështetjen e iniciativave të reja në komunat e Kosovës.

“Sot u mirëprita në takim nga Nënkryetari i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland.

Nënkryetari Wieland ka përkrahur për një kohë të gjatë perspektivën evropiane të Kosovës dhe e njeh mirë rajonin tonë.

Biseduam për zhvillimin ekonomik lokal dhe mbështetjen e iniciativave të reja në komunat e Kosovës.

Njoftova z. Wieland për reformat e Ministrisë në luftimin e korrupsionit në nivel lokal si dhe e falënderova  për kontributin e tij të deritashëm në përmbushjen e agjendës sonë evropiane”, ka shkruar Krasniqi.