Qytet i vogël, por me zemër të madhe në sport, Istogu kampion i Kosovës në hendboll

26 ndeshje, 26 fitore, asnjë humbje asnjë barazim, me bilancë 100% është shpallur kampion i Kosovës për herë të dytë në histori të klubit.
Ndeshja e dytë finale e luajtur në palestrën e sporteve Bill Clinton në Ferizaj, ishte më e mira në këtë sezon për skuadrën e Istogut.
Istogaset me lojë të fortë në mbrojtje, sulme efikase të rrjedhshme dhe lojë kolektive kanë dominuar në tërësi takimin nga minuta e parë duke e mbajtur në kontrollë deri në fund të takimit.
Hendbollistet e Istogut shfaqën përformancë të shkelqyer duke shënuar nga të gjitha pozitat.
KHF ISTOGU falenderon të gjithë përkrahësit për përkrahje masive, sponzorët, komunën e Istogut dhe MKRS-në, FHK-në dhe gjithashtu KHF FERIZAJ-n për organizim të ndeshjës fer.