Varhelyi takohet me Krasniqin: Kosova duhet të përparojë në reforma

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Ata kanë diskutuar për rolin e komunave në zbatimin e planeve ekonomiko-investive të BE-së.
Varhelyi ka thënë se Kosova duhet të përparojë në reforma në qeverisjen lokal.
“Ndihmat e konsiderueshme janë në ardhje e sipër. Kosova duhet të përparojë në reforma”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Kurse, Krasniqi është shprehur mirënjohës ndaj tij për mbështetjen e BE-së në përshpejtimin e kapaciteteve komunale në përputhje me reformat e brendshme dhe perspektivën evropiane./Indeksonline/
Thank you Mr. @OliverVarhelyi for a very constructive meeting today. We're grateful for 🇪🇺 support in accelerating 🇽🇰 municipal capacities in line with internal reforms and 🇪🇺 perspective, for the benefit of all citizens. https://t.co/qiZkF5oHub
— elbertkrasniqi (@elbertkrasniqi) May 4, 2022