Vetdorëzohet në polici zyrtari i komunës, mori pagë tre vjet pa dalë në punë

Është vetdorëzuar në polici zyrtari i katërt i Komunës së Novobërdës, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, raporton IndeksOnline.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur në periudhën 01.04.2019/31.12.2021, të mërkurën është vetdorëzuar edhe i dyshuari i katërt, zyrtar i komunës së Novobërdës dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Zyrtari i vetdorëzuar së bashku me tre kolegë të tij që tashmë janë prapa grilave, dyshohen që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13 000 euro pa u paraqitur në punë./IndeksOnline/