75 Mall Live Search
11:06 / E Enjte, 05 Maj 2022 / k.v

Kurti vazhdon të takohet me zyrtarët gjerman, sot në Prishtinë e pret ministren e mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është kthyer nga vizita zyrtare në Gjermani.

Por kryeministri edhe sot ka punë me gjerman. Ai pasdite do ta takoi ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Vizita e ministres gjermane të Mbriojtjes në rajon, ndodhë në kohën kur në Berlin u mbajt takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Njëkohësisht, kjo vizitë po zhvillohet vetëm disa ditë pasi në rajon qëndruan zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit amerikan si dhe kongresistë./IndeksOnline/