Në parlamentin e Kosovës, Opozita e bashkuar kundër pushtetit

Opozita është e bashkuar kundër pushtetit, në seancën e Kuvendit të Kosovës që po mbahet në këto momente.
Shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se mënyra e sjelljes së pushtetit po e paaftëson vendimmarrjen në Kuvend.
“Ne mendojmë që Kuvendi duhet patjetër të themelojë komisionin e kërkuar. Kërkojmë që të vazhdojë seanca ku kemi mbetur në themelimin e komisionit dhe pastaj të hyjmë në fazën e tendencës për kthimin e normalitetit”, ka thënë Gashi.
PDK-ja ka kërkuar të ndërpritet kjo seancë dhe të vazhdojë ajo për formimin e komisionit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e mbështesin kërkesën e pjesës tjetër të opozitës.
Ai ka thënë se janë të mërzitur me faktin se pozita kundërshton komisionin hetimor.
“Forca juve le të shihet në Kuvend e boni qka të doni. Por është e papranueshme kjo sjellje që po e bëni. Nuk ka asnjë logjikë kjo që jeni tu ba. Kjo është veç dëshirë për me fsheh sene. E kjo dëshirë është kriminale. Ne nuk e tolerojmë me fuqinë që e kemi marrë nga populli” ka thënë tutje Arben Gashi./Indeksonline/