“Show” në zhveshtoren e Realit, vallëzime epike

Real Madrid preku finalen ditën e djeshme me një përmbysje të mahnitshme ndaj Manchester City. Ekipi i Ancelottit zhvilloi një ndeshje perfekte dhe lojtarët e “Los Blancos” ishin në formë absolute në fushën e lojës.
Por duket se djemtë e Ancelottit nuk dinë të luajnë vetëm futboll. Ata shfaqen në dhomat e zhveshjes pas fitores duke festuar arritjen në finale, dhe duken qartë se si kërcejnë.
Camavinga, Militao, Vinicius Jr dhe Mendy shfaqen duke kërcyer dhe duke u argëtuar. Duket qartë se ata nuk janë vetëm lojtarë të mirë, por edhe kërcimtarë të talentuar.
@realmadrid 🕺🏻 CURRENT MOOD 🕺🏻 #APorLa14 #ChampionsLeague #RealMadrid #HalaMadrid #Vini @viniciusjunior @camavinga ♬ original sound – Real Madrid C.F.