“Kam bërë gabime”, ja çka thotë Bill Gates 1 vit pas ndarjes së bujshme

Pikërisht një vit pasi Bill Gates dhe ish-bashkëshortja e tij, Melinda, kanë njoftuar për divorcin e tyre, themeluesi i Microsoft, ka kujtuar martesën e tyre.
Ende mbetet si pikëpyetje shkaku që e çoi këtë martesë drejtë ndarjes, transmeton Indeksonline.
Gates tha se ka bërë gabime gjatë kohës kur ishte i martuar dhe se tani po mban përgjegjësi.
Kujtojmë që martesa e tyre mori fund pas 27 vitesh./Indeksonline/