Krasniqi: Komisioni i mazhorancës ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga hetimi i komisionit të opozitës

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka thënë se formimi i Komisionit paralel hetimor për energji të mazhorancës, më shumë ka për qëllim të rivalizojë dhe shpërqëndrojë vëmendjen nga hetimi i komisionit të opozitës, sesa të hetojë në vetëvete.
Krasniqi në Facebook ka shkruar se për gjashtë muaj- aq sa mund të zgjasë mandate i një komisioni hetimor është e pamundur të kryhen hetime për 15 çështje të ndryshme që kanë ndodhur brenda 16 vitesh.