Rodrygo i tha babait se do i shënonte tre gola, dy i shënoi mbrëmë, një e la për finale

Heroi i mbrëmshëm i Real Madridit, Rodrygo, tregoi se para ndeshjes kundër Manchester Cityt kishte vënë bast me babin e tij, duke i thënë se do i shënonte tre gola.
Ani se ai në fakt shënoi vetëm 2, të mjaftueshëm për ta dërguar ekipin në kohë shtesë, Rodrygo tentoi të frikësonte pak Liverpoolin, pasi tha që golin e tretë që nuk arriti ta shënojë mbrëmë, do ta shënojë në finale të Ligës së Kampionëve.
“Vëra një bast me babin tim se unë do i shënojë tre gola, dhe, në fakt shënova vetëm dy. Po më mungon edhe një, do të konkretizojë edhe atë në finale”, tha 21 vjeçari.
Braziliani shënoi mbrëmë dy gola të njëpasnjëshëm, në minutat 90 dhe 91, ndërsa në vazhdime Benzema shënoi nga pika e bardhë, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 6-5.