Policia e dënon shoferen që voziti në anën e kundërt në rreth të Prishtinës

IndeksOnline ka raportuar në mëngjesin e sotëm për një kundërvajtje të përsëritur në komunikacion nga e njejta drejtuese në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Drejtuesja u fut në anën e kundërt të rrethit duke bërë një devijim të paskrupullt në komunikacion, dje e sot.
Por, pas raportimit, Policia e Kosovës ka reaguar duke e dënuar të njëjtën.
Sipas PK-së, drejtuesja e automjetit është idenfifikuar dhe është gjobitur me 150 euro dhe me një pikë negative.
“Policia ka arritur të identifikojë dhe t’i shqiptojë gjobë drejtueses së automjetit e cila në rrugën ‘Shkupi” në Prishtinë shihet duke drejtuar veturën në kahje të kundërt të lëvizjes së automjeteve.
Policia falënderon për bashkëpunim të gjithë ata që ndihmojnë në identifikimin e kundërvajtësve si në rastin konkret”, thuhet në njoftimin e PK-së./IndeksOnline/
